A doli covid nga Kina? Kreu i OBSH ndryshon mendje: Aksidentet laboratorike ndodhin, është...

Bota

A doli covid nga Kina? Kreu i OBSH ndryshon mendje: Aksidentet laboratorike

“Unë kam qenë vetë teknik laboratori, kam punuar në laborator dhe aksidente laboratorike ndodhin. Është e zakonshme”.

Kështu u shpreh së fundmi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë së Covid-19 dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga një laborator. Ai tha të enjten se i ka kërkuar autoriteteve kineze të jetë më transparente, ndërsa shkencëtarët po kërkojnë të gjejnë origjinën e koronavirusit.

Tedros u tha gazetarëve se agjencia e OKB-së me qendër në Gjenevë “po kërkon që Kina të jetë transparente e hapur dhe të bashkëpunojë veçanërisht mbi të dhënat e papërpunuara”, që siç ai tha “organizata i kërkoi që në ditët e para të pandemisë”.

Kreu i OBSH-së tha se kishte pasur një “nxitje të parakohshme” për të përjashtuar teorinë se virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator i qeverisë kineze në Wuhan, duke minuar raportin e vetë OBSH-së së muajit mars, i cili arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratorike ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion