“Belinda Balluku nuk ka vjedhur vetëm” – Protestuesit thirrje SPAK: Partnerin më të fortë e ke në shesh! Heto Edi Ramën

Ndërsa kanë rrethuar Kryeministrinë në marshimin që kanë nisur përreth, mijëra shqiptarët që po protestojnë bënë thirrje për të hetuar Edi Ramën.
Një nga protestueset u shpreh se SPAK e ka partnerin më të fortë në shesh, ndërsa shtoi se Belinda Balluku dhe të tjerët kanë vjedhur me Ramën.
“Të gjithë ata që thonë se kjo protestë është vetëm mllef dhe nuk ka artikulim politik.
Ne jemi këtu për një Shqipëri e drejtësi të re. Për një drejtësi që i heton të gjithë politikanët e korruptuar.
SPAK partnerin më të fortë e ke në këtë shesh. Belinda Balluku nuk ka vjedhur vetëm. Erion Veliaj nuk ka vjedhur vetëm. Të gjithë ata që janë sot në burg nuk kanë vjedhur pa Edi Ramën.”, tha ajo.


