“Beach bar” i ndërtuar ilegalisht në Radhimë, i mituri procedohet, babai në arrati

Aktualitet

“Beach bar” i ndërtuar ilegalisht në Radhimë, i

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë Bashkiake, zbuluan më 19 korrik një ndërtim pa leje të një “beach bar” në plazhin e Radhimës. Përveç ndërtimit ilegal, aty po ushtrohej edhe aktivitet privat me çadra dhe shezlongë pa autorizimin e institucioneve përkatëse.

Pas kontrollit dhe veprimeve të para, materialet u referuan në Prokurori. Në kërkim është shpallur shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa djali i tij 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Operacioni thekson angazhimin e institucioneve për të mbrojtur ligjin dhe rregullat në zonat bregdetare, duke luftuar ndërtimet e paligjshme dhe shkeljet e autorizimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion