BE: Mbështesim pa kushte SPAK! Nuk tolerojmë ndërhyrjet politike!

Aktualitet

BE: Mbështesim pa kushte SPAK! Nuk tolerojmë ndërhyrjet

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me sulmet që i janë bërë SPAK-ut ditët e fundit pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një deklarate zyrtare delegacioni i BE bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet që po ndodhin në vene dhe se mbështet pa kushte prokurorët e SPAK.

"Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.”- thuhet në reagim.

ME TE LEXUARAT