Baronët e drogës dërgohen në burgjet shqiptare, zbulohet numri i saktë i transferimeve nga Anglia

Aktualitet

Baronët e drogës dërgohen në burgjet shqiptare, zbulohet

Zbulohet numri i shqiptarëve të transferuar nga burgjet angleze në ato shqiptare. Bëhet fjalë për vetëm 8 shqiptarë të burgosur që janë kthyer në vendin e lindjes për të vuajtur dënimin e tyre në një skemë 8 mln paund që synon të kthejë 200 vrasës, përdhunues dhe baronë droge, shkruan “The Sun”.

Në një artikull dedikuar të burgosurve shqiptare, “The Sun” shkruan se vetëm 8 kriminelë janë kthyer, ndërsa priten dhjetëra të tjera.


Skema dyvjeçare, e nisur në vitin 2023, ishte caktuar të dyfishonte numrin e shkelësve të huaj të dëbuar në 200. Megjithatë, burimet thanë se vetëm 8 nga 67 të listuar janë kthyer me avion në Tiranë.

Plani i riatdhesimit parashikon që Britania e Madhe t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rikthyer të burgosurit e saj më të dhunshëm.

Marrëveshja fillestare përfshinte 12 vrasës, 8 përdhunues dhe më shumë se 100 të tjerë të akuzuar për vepra droge dhe armë zjarri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion