Bardhi pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk ka asnjë kallëzim, por….

Aktualitet

Bardhi pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës,

Në një takim të zhvilluar me gazetarët, i cili po ndiqet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për  çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.

Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.

“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion