Banka e Shqipërisë nxjerr nga tregu "Micro Credit Albania" dhe "Final"
Banka e Shqipërisë u ka hequr licencat, duke nxjerrë nga tregu dy subjekte financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k. të cilat ishin pezulluar për shkak se mashtronin qytetarët me mikrokreditë.
Ky vendim vjen dy ditë pas raportimit të Guverantorit Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku foli mbi subjektet financiare jobanka që blejnë kredi me probleme.
Përmes një njoftimi të postuar në rrjetet sociale BSH deklaron se kjo vendimmarrja bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.Në fund, Banka e Shqipërisë nënvizion faktin se do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.
Njoftimi i plotë i BSH:
Nëpërmjet këtij njoftimi, ju bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë, sot, më datë 23.5.2024, ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën nr. 11, datë 20.2.2009 të shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe licencën nr. 38 datë 9.5.2016 të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.
Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.
Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.
Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.