Banesa në Lezhë përfshihet nga flakët, kryefamiljari përfundon në spital nga djegiet

Aktualitet

Banesa në Lezhë përfshihet nga flakët, kryefamiljari

Një zjarr ka përfshirë katin e 10-ë të një pallati në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Shtrausit.

Si pasojë e flakëve, ka pësuar djegie i zoti i shtëpisë i cili është dërguar në spital për mjekim.

Në momentin e zjarrit, pjesëtarët e familjes kanë qenë brenda banesës ndërkohë që flakët fillimisht kanë përfshirë ballkonin e shtëpisë.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombul gazi e cila ndodhej në ballkonin e shtëpisë.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Panorama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion