Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni rrudhat dhe aknet

Soft

Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni

Sado e lehtë të jetë për ta hequr grimin gjatë dushit, kjo në fakt mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Lëkura në fytyrë është shumë më e ndjeshme se lëkura në trup, dhe nëse nuk ju pëlqen të bëni dush të ftohtë, është më mirë ta mbani fytyrën larg nga uji.

“Bright Side” zbulon arsyet pse diçka aq e zakonshme sa larja e fytyrës në dush mund të shkaktojë probleme për lëkurën.

Mund të përkeqësojë aknet.

Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni

 

Dushet e gjata dhe të nxehta mund të heqin vajrat natyralë që i duhen lëkurës për të qëndruar të shëndetshme. Nëse lëkura është e thatë, larja e fytyrës në dush mund ta përkeqësojë situatën. Aplikimi i një sasie më të madhe të kremit hidratues për të lehtësuar ndjesinë e thatësisë mund ta bëjë lëkurën të prekshme nga puçrrat dhe infeksionet e tjera të lëkurës.

Mund të ndikojë në tonin e lëkurës.

Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni

 

Larja e fytyrës në dush mund ta bëjë lëkurën të duket e kuqërremtë. Uji i nxehtë shkakton zgjerimin e enëve të gjakut në fytyrë, gjë që mund të dëmtojë kapilarët e brishtë në faqet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë kapilarë të dukshëm tek faqet, një gjendje shumë e zakonshme e lëkurës.

Mund të shkaktojë rrudha të parakohshme.

Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni

Me siguri keni vënë re se si gishtat tuaj mund të rrudhen pas një dushi të gjatë të nxehtë. Kjo ndodh sepse uji i nxehtë heq lagështinë nga lëkura dhe dëmton shtresën mbrojtëse të saj që ndihmon në bllokimin e  lagështisë. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën e fytyrës, e cila mund të plaket më shpejt nëse e ekspozoni rregullisht në ujë të nxehtë.

Mund ta bëjë lëkurën e shëndetshme më të ndjeshme.

Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni

 

Uji i nxehtë mund të ndikojë negativisht në lëkurë, duke e bërë atë të thatë dhe të ndjeshme. Është më mirë të qëndroni larg dusheve të nxehta, veçanërisht gjatë muajve të thatë të dimrit kur lëkura është më e prekshme ndaj thatësisë dhe acarimit.

Mund ta bëjë lëkurën të kruhet.

Hiqni dorë nga larja e fytyrës në dush, mund të shmangni

Shumë njerëz mendojnë se lëkura e tyre kruhet pas një dushi të gjatë. Ndjesia zgjat vetëm për një kohë të shkurtër. Por larja e fytyrës në dush të nxehtë rregullisht mund të bëjë që lëkura të kruhet vazhdimisht dhe madje të krijohen plasaritje apo të çara në të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion