Nesër Kuvend, Basha mbledh Kryesinë e Grupit, momentet kur demokratët futen në selinë blu

Politikë

Nesër Kuvend, Basha mbledh Kryesinë e Grupit, momentet kur

Ka nisur sot pasdite mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndërkohë që na ndan një ditë nga seanca e Kuvendit të ri.

Nesër Kuvend, Basha mbledh Kryesinë e Grupit, momentet kur

Në takim janë të pranishëm kryetari i grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Nesër Kuvend, Basha mbledh Kryesinë e Grupit, momentet kur

Në këto foto të LSA shfaqen përfaqësuesit demokratë teksa hyjnë në selinë blu. Flamur Noka shtrëngon dorën me Xhelal Mziun, ndërsa të buzëqeshur shfaqen deputeti i zgjedhur i Lezhës Agron Gjekmarkaj dhe anëtarja e Kryesisë Oriola Pampuri.

Nuk mungojnë në mbledhje nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj si dhe Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Nesër Kuvend, Basha mbledh Kryesinë e Grupit, momentet kur

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku pritet të bëhet betimi i kryeparlamentares së re Lindita Nikolla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion