“Balluku ka kryer krime, nuk di sa prona ka” / I riu denoncon: Kërkojnë 7 milionë lekë për një vend pune në administratë

Aktualitet

“Balluku ka kryer krime, nuk di sa prona ka” / I riu denoncon:

Një i ri që ka përfunduar studimet për inxhinieri, por aktualisht është i papunë, ka folur në protestën kundër qeverisë, duke akuzuar administratën për korrupsion dhe shitje të vendeve të punës.

Në fjalën e tij ai tha se aktualisht në administratë duhet të paguash 7 mln lekë për një vend punë.

Ndërkohë akuzoi Belinda Ballukun duke thene se ka kryer krime dhe se nuk di sa prona ka nga jugu ne veri.

Protestuesi :“Kam mbaruar studimet për inxhinieri, për momentin i papunë sepse të gjitha postet në administratë kërkojnë deri në 7 mln lekë për një vend pune.

Sa do durojnë shqiptarët këtë mizerabel qeveri që nuk ka fund me aferat e tyre, bashkë me incenertorët, me krimet e Belinda Ballukut që nuk din sa prona ka në Shqipëri nga jugu në veri.

Nuk dua të duroj këtë qeveri që vjedh qytetarët shqiptarë”, tha i riu në protestë, i cili bëri thirrje për përshkallëzim të protestës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion