“Babi ka vrarë mamin”, detajet rrëqethëse, shqiptarja në Athinë u gjet e vdekur nga vajza e saj

Aktualitet

“Babi ka vrarë mamin”, detajet rrëqethëse, shqiptarja

Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj.

Një banore në zonën e Menidit në Athinë ka treguar se vajza e viktimës shkoi në vendngjarje dhe pa nënën e saj të vdekur.

“Një vajzë e vogël erdhi, këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante dhe qante”, tregoi ajo.

“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë”, tha banorja.

Siç tregon ajo, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion