“Babi, babi po merr flakë shtëpia”/ Banesa dykatëshe u përfshi nga zjarri në Klos, flet kryefamiljari: Jetonim 10 vetë këtu
Lajmifundit
/
6 Janar 2026, 20:20
Aktualitet

Një banesë dykatëshe është djegur në fshatin Shkall të njësisë administrative Xiber të bashkisë Klos.
“Këtu jetojmë 10 frymë. Kur erdhëm flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Kati i dytë u dogj komplet. Kanë qenë të gjithë brenda. Nuk e di nga ka marrë flakë”, u shpreh kryefamiljari, Behar Musta.


