Babai i 11-vjeçarit të plagosur në atentat reagon Live: 1 minutë vonesë, djali nuk do jetonte më!

Aktualitet

Babai i 11-vjeçarit të plagosur në atentat reagon Live: 1

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë nga atentati i para disa ditëve në Unazën e Madhe të Tiranës, ka reaguar për emisionin Opinion në Tv Klan, ku ka treguar momentet e para të ngjarjes së rëndë.

Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, thotë se fëmijët i mori ai nga vendngjarja dhe i dërgoi me automjetin e tij në Spitalin e Traumës.

1 minutë më shumë vonesë, do të ishin fatale për 11-vjeçarin.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Të enjten që kaloi, një automjet Benz G-Class me 4 persona u qëllua me breshëri arme. Brenda mjetit ndodhej shoferi 34-vjeçar, dy vëllezër 11 dhe 17 vjeç, si dhe një 19-vjeçar. Të gjithë mbetën të plagosur, ndërsa 11-vjeçari është në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në Itali.

Policia dyshon se atentatorët mund të kenë ngatërruar shënjestër.

Në momentet e para të atentatit, ka qenë babai i dy djemve 11 dhe 17 vjeç, i cili udhëtonte me makinë tjetër, ai i cili mori fëmijët dhe i dërgoi të Trauma brenda një kohe shumë të shkurtër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion