Arjan Konomin e shqetësohet nga posteri i Agron Shehajt: Politikan i ri, me surrat të vjetër

Politikë

Arjan Konomin e shqetësohet nga posteri i Agron Shehajt: Politikan i ri, me

Gazetari Arjan Konomi ka shpërndarë një video me ofendime ndaj deputetit dhe Kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj te cilin nuk e quan aspak nje alternative te re.

Komani e ka quajtur, Agron Shehaj “politikan të ri me surrat të vjetër” teksa ka thënë se Shehaj bashkë me Lulzim Bashën e ndihmuan Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që të bëhet më i fortë dhe më i fuqishëm.

“Shikoni se kë kam këtu mbas shpine, këtë politikanin e ri.

Dhe ky ka tetë vjet, Agron Shehaj që rri në parlament, që ka ushqyer politikën e Edi Ramës bashkë me me Lulzim Bashën e kanë bërë të jetë më i fortë e më i fuqishëm e të aprovojë çdo lloj ligji dhe tani mbasi u përpoq të shkatërronte opozitën shqiptare u përpoq të jap një alternativë të re.

Ky politikani i ri me surrat të vjetër.  Ky politikani që tani kërkon një mundësi, po e kishe. A ishe në parlament, a je në parlament akoma. Tani ca kërkon”, ka thënë Konomi në këtë video.

Në fund, i drejtohet Shehajt duke i thënë se “Ti e krijove skllavërinë e re të callcentrave me të rinjtë shqiptarë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion