Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi goditet me levë hekuri tek "ish-Blloku", përfundon në spital

Aktualitet

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi goditet me levë hekuri

Tre persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar me levë hekuri Sokol Mëngjesin, një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berishës.

Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ngjarja në zonën e ish bllokut. Policia ka nisur hetimet.

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve' informoi sot policia e Tiranës

Paraprakisht, dyshohet se pas dhunës është një gjyq për çështje pronësie, ndërsa ai njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berishës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion