E fyeu, kryeministrja italiane ia thotë në sy presidentit të Campanias: Unë jam trapja Meloni

Bota

E fyeu, kryeministrja italiane ia thotë në sy presidentit të

“President De Luca, unë jam ajo trapja Meloni. Si jeni?”. Me këto fjalë iu drejtua kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidentit të rajonit të Campania, Vincenzo De Luca duke përshëndetur dhe duke i dhënë dorën.

Ndërsa, ai iu përgjigj: “Mirë se erdhe”.

Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt presidneti i Campania Vincenzo De Luca, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë.

Deklarata e tij u bë në Romë, teksa  ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve.

Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”, ndërsa De Luca iu përgjigj sulmit të Melonit me një fyerje të drejtpërdrejtë duke e quajtuar 'trape'.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion