“Do t’ju bëj aksionerë në biznes në Norvegji”, zhvaste qytetarët, arrestohet mashtruesi në Tiranë

Aktualitet

“Do t’ju bëj aksionerë në biznes në

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, për akuzën e mashtrimit. Shtetasi K.K, mashtronte qytetarë të ndryshëm duke i premtuar kontrata pune dhe aksione në një biznes në Norvegji.

“DVP Tiranë

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT