Turqia tronditet nga tërmeti i fortë, ja sa ishte magnituda 

Bota

Turqia tronditet nga tërmeti i fortë, ja sa ishte magnituda 

Një tërmet i fortë i magnitudës 5.9 ballë është regjistruar pak çaste më parë në Malatya të Turqisë Lindore.

Thellësia fokale, sipas Institutit Euro-Mesdhetar,  është 9 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra në lindje të qytetit të Malateas.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, por mediat e huaja raportojnë se qytetarët kanë dalë të tmerruar në rrugë.

Turqia ka një historik tragjik të tërmeteve shkatërrimtar. Kujtojmë që më 6 shkurt të 2023-shit, nga tërmeti shkatërrimtar në kufirin turko-sirian humbën jetën mbi 4200, ndërsa mbi 18.000 persona u plagosën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion