“Ata i kanë bërë diçka, s’ka shenja varje”, vdekja e 12-vjeçares, nëna e saj akuza familjes së ish-burrit

Aktualitet

“Ata i kanë bërë diçka, s’ka shenja

Nëna e 12-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëvar mesditen e 22 gushtit në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, ka dyshime se vajza nuk i ka dhënë fund jetës.

Ajo hedh akuza se familja e bashkëshortit është shkaktare për vdekjen e të miturës, teksa u shpreh se sipas mjekëve nuk ka shenja varje. Nëna, e cila e la vajzën kur ishte 3-vjeçe, tregoi momente nga takimi i tyre 6 vitesh më pas, i cili zgjati 5 minuta.

Ajo rrëfeu në emisionin “Me zemër të Hapur”, se ajo ishte e trembur dhe e frikësuar.

“I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar”, tregoi e ëma, e cila shtoi se gjyshi iu drejtua 12-vjeçares kur e mori: “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”

Nëna e të miturës: E kam takuar pas 6 vitesh, vetëm 5 minuta. Vajza s’më ka folur asnjë fjalë.



I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar.

Ishte gjyshi me hallën e vajzës, unë me motrën dhe burrin e saj, si edhe nipi e mbesa. “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”, i tha gjyshi kur e mori.

Takimi u bë afër banesës së ish-bashkëshortit. Ma kanë marrë gocën me zor, me shumë bështirësi e bëra një fotografi.

Kam qenë në Greqi pa letra ndaj nuk e takoj dot vajzën.

Babait i kam shkruar në FB dhe i kërkova të flas me vajzën, më tha “jo se e mërzit, më prish familjen”. Vajza ishte frikësuar dhe e ndrojtur. Nuk ka thënë asnjë fjalë përveç kur i thashë për telefonin. Tha “jo se më rreh babi”. Unë i thashë që do të vij prap në shtator dhe do të takoj, por nuk pati asnjë reagim.

Nga një kushëri e mora vesh lajmin. Doktori i morgut më tha që s’ka shenja varje. Diçka ka pirë ose ki kanë bërë diçka ata. Mendoj se i kanë hedhur diçka fëmijës. Gjithçka që flitet janë gënjeshtra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion