“Më dhunon”, i mituri qante me dënesë në urban, policia arreston 65-vjeçarin

Aktualitet

“Më dhunon”, i mituri qante me dënesë në urban,

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen që shkaktoi reagim në publik, ku një i mitur qante me dënesë dhe tregonte se një person, që u mendua se ishte babai i saj, e dhunonte.


Sipas policisë, është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autori i dyshuar për këtë rast, shtetasi A. H., 65 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE



Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet një shtetas i mitur që tregon se dhunohet nga një shtetas, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve, është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, autori i dyshuar për këtë rast, shtetasi A. H., 65 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, dhe materialet procedulare i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion