Si në filma, arratisja spektakolare e të riut, shihni si del nga burgu i dënuari me burgim të përjetshëm

Bota

Si në filma, arratisja spektakolare e të riut, shihni si del nga burgu

Një i dënuar me burg përjetë është arratisur nga burgu në Uest Çester të Pensilvanisë, ndërsa e gjithë skena është kapur në kamera.

Autoritetet janë vënë në kërkim të Danelo Cavalcante, nga Brazili, i cili arriti të largohej të martën nga burgu dhe sipas disa raportimeve, po fshihet në një zonë me pyje të dendur rreth 3 kilometra larg burgut.

Cavalcante ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ishte shpallur fajtor vetëm një javë më parë për vrasjen e ish-të dashurës së tij. Në pamjet e publikuara nga vetë burgu i kontesë, braziliani shihet teksa ngjitet në mënyrë akrobatike në murin e oborrit të burgut, për t’u zhdukur më pas nga kamera dhe nga burgu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion