Artan Hoxha zbulon bisedën me Alma Kaçin: Më mori në telefon, më pyeti për videon e Safet Gjicit

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon bisedën me Alma Kaçin: Më mori në

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Alma Kaçi, e cila ishte pjesë e videos erotike në zyrën e ish-kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, e ka telefonuar pas bërjes publike të videos dhe e ka pyetur se ku e ka gjetur regjistrimin.

I ftuar në “Të Pakspozuarit”, Hoxha deklaroi se protagonistja në skandalin e Gjicit kishte nisur hulumtimin për të gjetur se kush e kishte shpërndarë videon, ku më pas ka pyetur gazetarin se nga kishte rrjedhur informacioni.

Ai shtoi se bisedën me Kaçin e ka regjistruar.

“Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni. Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm.

Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjensitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe cfarë ka marrë”, u shpreh Artan Hoxha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion