Artan Fuga analizon krizën në Shqipëri: 90 ditë në ajër dhe pasiguria politike

Aktualitet

Artan Fuga analizon krizën në Shqipëri: 90 ditë në

Akademiku Artan Fuga parashikon se Shqipëria do të përballet me një periudhë të pasigurt politike deri në përfundimin e afatit 90 ditor për bllokimin e mbështetjes financiare nga administrata amerikane, si dhe sqarimin e marrëdhënieve BE-SHBA. Ai thekson se ky periudhë do të karakterizohet nga paqartësi, duke shtuar se rikthimi i Donald Trump sjell një dinamikë të re në politikën shqiptare.

“E konsideroj një gjendje papërcaktueshmërie. Askush nga aktorët politikë nuk e di mirë ku e ka mbështetjen e ku se ka; çfarë kërkon e çfarë do të bëjë. Pra është një gjendje amullie dhe mungesë qartësie për veprimin politik. Kjo për mua është kriza. Problemi shtrohet menjëherë për klasën politike shqiptare. E para për PS qeverisëse: e ka më mbështetjen e administratës amerikane? Ndajnë më të njëjtat pikëpamje? Shihet PS dhe kryeministri siç shikohej më parë? Por ka problem edhe opozita. Se shtrohet pyetja: Presidenti Trump dhe administrata do ta rishikojë pozitën e qëndrimin ndaj z.Berisha apo jo?, tha Fuga.

Sipas akademikut Artan Fuga, një nga drejtuesit e dy partive kryesore do të duhet të largohet nga jeta politike pas votimit të sovranit, duke parashikuar një fushatë zgjedhore më të tensionuar në këtë kontekst.

“Unë mendoj që në 11 maj njëra nga dy figurat politike do jetë e detyruar të lëshojë vendin. Ose zoti Rama rinovon mandatin ose nëse humbet zgjedhjet nuk ka sens më të vazhdojë si kryetar ndërkohë që ka bërë tre. Edhe zoti Berisha ose fiton zgjedhjet, në momentin që nuk i fiton zgjedhjet ai bëhet viktimë në thonjëza e kritikës që ka bërë vetë ndaj Bashës. Pse? Se do jetë një humbës”, shtoi akademiku.

Artan Fuga thekson se urdhrat e presidentit Trump kanë ndikur edhe në reformën në drejtësi, e cila sipas tij është nën presionin e faktorit ndërkombëtar.

“Pezullimi i fondeve për SPAK sigurisht akoma nuk do të thotë asgjë. Por një shenjë është, që do të thotë se SPAK nuk u trajtua në mënyrë më specifike në krahasim me OJF. U bllokuan të tëra. Prokurorët nuk e di çfarë kanë menduar, por unë në vend të tyre do mendoja që dobia ime shoqërore ka hije dyshimi që në të ardhmen mund të kthehen në dyshime serioze në rrezik për ekzistencën dhe në një përgjegjësi personale. Në atë rast, çfarë do bënin prokurorët? Të gjitha dosjet që do ti kishin nuk do ti vononin më. Dhe nuk do të presin para apo pas zgjedhjeve se është vetë në trysni. Në trysninë që po e bëni punën apo jo?”, përfundoi akademiku, Artan Fuga.

ME TE LEXUARAT