Tragjedia në Lushnjë, zbardhet dëshmia e përgjegjësit të ISHTI-it: Shpërthimi ndodhi në dy faza

Aktualitet

Tragjedia në Lushnjë, zbardhet dëshmia e përgjegjësit

Të tjera dëshmi dalin nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe më tragjikja, vdiqën dy persona.

Syria Beshaj përgjegjës sektori te Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka shpjeguar dy fazat e shpërthimit.

“Në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varur një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjet në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura”-thuhet në dëshminë e tij.

Referuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza.

“Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombula në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vincit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombulat me kanellën”./ Top Channel

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion