Arrestohet në Tropojë 29-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

Aktualitet

Arrestohet në Tropojë 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Arrestohet në Tropojë 29-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Lekbibaj”.

Në bazë të informacioneve operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë lokalizuan dhe arrestuan në zonën “Kodra e Markajve”, shtetasin Gj. P., banues në fshatin Mserr.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kukësit, e cila i kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se në vitin 2022 ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën malore të fshatit Mserr.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia e Tropojës vijon kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion