Arrestohet në Rinas biznesmeni i njohur, në kërkim nga SPAK për dosjen e Ilir Beqajt

Aktualitet

Arrestohet në Rinas biznesmeni i njohur, në kërkim nga SPAK

Arrestohet në Rinas biznesmenti Gazmend Haxhia, pjesë e hetimit dhe urdhër-arresteve që u lëshuan nga SPAK edhe për Ilir Beqajn dhe bashkepunetoret e tij.

Mesohet se biznesmeni eshtë ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni.

Ndaj Haxhias është caktuar masa 'arrest në shtëpi'.

Biznesmeni Gazmend Haxhia është njeriu simbol i konferencës së famshme të turizmit, e cila çoi pas hekurave ish kreun e SASPAC, Ilir Beqaj dhe vartësit e tij.

Pasi mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC, zoti Haxhia ka qenë dhe pjesë e panelit si moderator ku ka dhënë mendime se si duhej zhvilluar turizmi strategjik dhe i qëndrueshëm në Shqipëri.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia,” thuhet në dosjen e SPAK.

Profesor i Administrimit të Biznesit në Universitetin Polis. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; ai fitoi diplomën e tij “MIA” për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias, SHBA; dhe më tej u shkollua në INSEAD Fontainebleau dhe Shkollën e Biznesit në Harvard. Krahas karrierës së pasur akademike ai është një sipërmarrës kreativ me eksperiencë të pasur, si sipermarres i licencuar i AVIS rent a car Albania dhe së fundmi i BUDGET Rent a Car, Tiranë (Shqipëri). Ai është gjithashtu një staf i asociuar për Sipërmarrjen dhe Menaxhimin në Praktikë, pranë IEDC-Bled School of Management, Sloveni. Prej vitit 2006 z. Haxhia ka qenë këshilltar i jashtëm i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai është një themelues dhe sipërmarrës i shumëfishtë: është bashkëthemelues dhe bashkëkryetar i ACMS-Qendra Shqiptare për Shërbimet e Menaxhimit (lider në treg në ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve të kërkimit ekzekutiv për komunitetin e biznesit shqiptar) dhe sipërmarrës i Albania Experience. Travel Company (kompania lider për promovim, evente dhe udhëtime në Shqipëri). Ai është gjithashtu një nga bashkëthemeluesit e Universitetit POLIS dhe iniciator i Shkollës së Biznesit në POLIS. Gjithashtu, z. Haxhia është sipërmarrës në kompaninë Opel Noshi në Tiranë dhe pronar i licencuar i udhërrëfyesve “In Your Pocket” të Tiranës, Shkupit, Prishtinës dhe Podgoricës. Ai është pedagog në Lidership, Shërbime Marketingu, si dhe per Administratorin e Përgjegjshëm (një kurs në etikë) pranë Universitetit të Tiranës, në Programin “Joint MBA/MPA” të Universitetit të Nebraskës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Këshillimor të Biznesit në Paktin e Stabilitetit, Anëtar i Bordit Këshillimor në Bankën Tregtare të Shqipërisë, Anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit Amerikan në Kosovë, anëtar i Organizatës së Presidentëve të Rinj dhe Anëtar i Bordit të Shoqatës për Zhvillimin e Menaxhimit CEEMAN. Ai u zgjodh si fities i cmimit Lider i Ri Global nga Samiti Ekonomik Botëror i DAVOS-it në vitin 2008, dhe është një anëtar aktiv i atij komuniteti. Në të kaluarën, ai ka shërbyer edhe si ndihmës në Kryeministri, Departamenti i Administratës Publike, Tiranë dhe i praktikant në Departamentin e Tregtisë së Valutave dhe Tregjeve të Mesme në Merryll Lynch, Wall Street, SHBA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion