"Pagova në euro, kthe kusur në euro", qytetari acarohet në Thumanë-Kashar, ndërhyn policia

Aktualitet

"Pagova në euro, kthe kusur në euro", qytetari acarohet

Aplikimi i pageses per kalimin e Thumane-Kashar krijoi radhe te gjata e kilometrike diten e sotme, duke detyruar pezullimin e trareve me qellim levizjen normale te mjeteve.

Por ky nuk ishte problemi i vetem pasi, qytetaret qe kane paguar, tregojne faturen e arketimit 270 leke ne nje kohe qe institucionet shteterore kane autorizuar si pagese vetem 2.1 euro per kalim.

Nje tjeter manover e punonjesve te koncesionarit Gener 2, qe ka acaruar qytetaret ka qene loja me kusurin. 

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale një qytetar ka dhënë euro por në këmbim kusurin e ka marrë lekë. Kjo ka shkaktuar dhe debate mes qytetarit dhe punonjëses së sportelit.

Dhashë euro dua euro! i thotë qytetari, ndërsa sportelistja i thotë se ishte punonjëse e thjeshtë aty.

 "Pagova në euro, kthe kusur në euro", qytetari acarohet

"I dhash 100 € me jep lek thot dhe na e ktheu në lekë. I dham 5 censhe thotë nuk bajnë se janë të vogla! Po sedi une euro i dhash euro duam" thuhet në denoncimin e qytetarit në një video të publikuar në JOQ

Po kështu në një denoncim tjetër fatura tatimore e publikuar në rrjete sociale në sportele u është mbajtur 270 lekë. 

Ne foto duket edhe nje punonjes i policise private qe ka nderhyre ne situaten e tensionit ne sportelin e pageses. 

Në nenin 73 të kontratës thuhet nga Data e Fillimit të Operimit, Shoqëria Koncesionare do të zbatojë Tarifën 2.1 Euro pa TVSH për automjet, e përshtatur sipas rastit në vartësi të klasifikimit të automjetit në përputhje me parashikimet te Neni 74 (Klasifikimi i Automjeteve) më poshtë. Tarifa në Lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbimit nga Euro në Lekë të Bankës së Shqipërisë në Datën e Fillimit të Operimit.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, date 8 korrik 2024, rezulton 1 euro këmbehet me 100.25 lekë. 

Nëse bëhet një përllogaritje me kursin e sotëm të këmbimit, kur dhe ka nisur aplikimi i tarifës rezulton se pagesa duhej të ishte 210 lekë + 45 lekë tvsh = 255 lekë 

ME TE LEXUARAT