Zbërthimi i “Sky ECC” në Greqi, si shqiptari drejtonte pazarin e drogës nga burgu

Një megaoperacion i zhvilluar nga autoritetet greke kanë vënë në pranga eksponentë të lartë të botës së krimit, mes tyre dhe shqiptarë. Si indicie në lidhje me këtë operacion kanë shpërbyer bisedat e çkoduara nga ndërkombëtarët të aplikacionit “Sky ECC” ku janë zbuluar lidhje të zyrtarëve shtetërorë më krimin si dhe aktivitetet e bandave që merren kryesisht me trafikimin e lëndëve narkotike.
Një oficer i antidrogës në Greqi është arrestuar javën e kaluar pasi iu zbuluan disa biseda që kishte zhvilluar nëpërmjet rrjetit “Sky ECC” me një të burgosur shqiptar i identifikuar si Sandër Pemaj.
45 vjeçari është i dënuar për trafikim të 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë i cili vazhdon të drejtojë trafikimin e lëndëve narkotike nga burgu.
Bisedat e publikuara nga mediat greke, shihen bisedat mes nje shpërndarësi droge dhe Sandër Pemaj të cilët flasin për një ekfetiv të policisë.
Në një komunikim një shpërndarës droge kontakton me Sandër Pemaj. Shpërndarësi i thotë: “Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)… E ndërpreu bashkëpunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë.
Sandër Pemaj i’a kthen: “Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë “vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti”.
Dhe shpërndarësi i përgjigjet: “Ai mund të ketë frikë, por mos na gatuan ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart”.
Ndërsa Sandër Pemaj i’a kthen: “Ndoshta do “kafe” më të madhe”.
Në një tjetër dialog, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë:
“Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?”
Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë, të cilat i do një njeriu i tij.


