18 muaj burg shqiptarit, ktheu redaksinë e gazetës në shtëpi bari në Angli

Aktualitet

18 muaj burg shqiptarit, ktheu redaksinë e gazetës në shtëpi

Një shqiptar kishte kthyer redaksinë e gazetës në shtëpi bari, ndersa është zbuluar se fundi në Angli.

Sipas mediave, 39-vjeçari Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund.

Shqiptarit i ishte premtuar 10,000 paund për të vepruar si kopshtar i fabrikës së kanabisit në ish-zyrat e County Times në një rrugicë në rrugën Broad Street të Welshpool.

Raporti u bë i ditur nga Gjykata e Kurorës Caernarfon.

Gjykatësi Timothy Petts vendosi ta burgosë Dino Markun me 18 muaj, e teksa shtoi se pritet të deportohet në Shqipëri.

Ai pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e drogës pas një bastisjeje të policisë në janar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion