Shpërthim i fortë në veri të Kosovës

Kosovë&Rajon

Shpërthim i fortë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy makina. Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

"Ka pasur një shpërthim, janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin", ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës shihet përgjatë rrugës Mitrovicë-Zubin Potok, që çon te liqeni i Ujmanit.

Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin. Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u freskuar afër liqenit, pas temperaturave të larta, gati 40 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion