Arrestohet administratori i Fushë-Kuqes, tentoi të përvetësonte tokë në Patok

Aktualitet

Arrestohet administratori i Fushë-Kuqes, tentoi të

Kreu i Njësisë Administrative të Fushe-Kuqes në Kurbin është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në Lagunën e Patokut, duke shpërdoruar detyrën.

Policia njoftoi se si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, u gjet se Kristo (Fred) Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin po tentonte tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në lagunën e Patokut.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës për të kryer ndërtime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Martinaj akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”, ndërsa policia tha se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari te paligjshme, duke dëmtuar zonën e mbrojtur të Patokut.

ME TE LEXUARAT