"U zhduk në Tiranë", arrestohet gruaja që trafikoi 12- vjeçarin në Sarandë (detaje)

Aktualitet

"U zhduk në Tiranë", arrestohet gruaja që trafikoi 12-

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 50-vjeçare me iniciale B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës. 

Djali ne fjale u shpall i zhdukur nje dite me pare pas denoncimit te familjareve per largimin e tij nga banesa.

Ne nje njoftim ne rrjetet sociale ata iu luten qytetareve qe kishin informacion per djalin qe ti ndihmonin me qellim gjetjen e 12 vjecarit qe ishte larguar pa adrese.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjec, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjec, nxënës i klasës së gjashtë, banor në  lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.

Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion