Vdekja e 29-vjeçares 5 ditë pas lindjes, familja denoncon mjeken: Nuk iu bë holluesi i gjakut

Aktualitet

Vdekja e 29-vjeçares 5 ditë pas lindjes, familja denoncon mjeken:

Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë. Viktima është Ardita Muça nga Arapaj. Familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Ka qenë tezja e të ndjerës e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut, raporton abcnews.

“Denoncim po. Është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për faji të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut.

Vdekja e 29-vjeçares 5 ditë pas lindjes, familja denoncon mjeken:

A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti ? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani.” ka thënë tezja e të ndjerës.

Ndërkohë vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë i është nxirë shtëpia pas humbjes së 29-vjeçares.

“Ma ka pas zbardhur shtëpinë komplet. Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin.” ka thënë vjehrri i 29-vjeçares.

Por çfarë thotë policia për ngjarjen e rëndë të Durrësit?

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës Ardita Muça, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”.

Tashmë pritet që prokuroria të sekuestrojë kartelën mjekësore të fatkeqes dhe të marrë në pyetje mjekët lidhur me pretendimet e familjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion