Kanada/ Për herë të parë një indigjen si guvernator i përgjithshëm

Bota

Kanada/ Për herë të parë një indigjen si guvernator i

Kryeministri kanadez, Justin Truedau e ka emëruar Mary Simonin si guvernatore të përgjithshme, personin e parë indigjen që mban këtë post.

Ish-diplomatja dhe mbrojtësja e të drejtave Inuit do të përfaqësojë kreun e shtetit të Kanadasë, Mbretëreshën Elizabeth II-të.

Njoftimi vjen gati gjashtë muaj pasi ish-guvernatorja e përgjithshme, Julie Payette dha dorëheqjen mes akuzave për ngacmim,sipas  bbc.

Emërimi i Simonin pason pas zbulimit të varreve pa emra në konviktet e nxënësve indigjen. Këto shkolla me konvikte të financuara nga qeveria ishin pjesë e politikës për të provuar asimilimin e fëmijëve autoktonë dhe zhdukjen e kulturës dhe gjuhës indigjene.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion