Arrestohen 3 anëtarë të së njëjtës familje, ndezën zjarr në Petë të Vlorës

Aktualitet

Arrestohen 3 anëtarë të së njëjtës familje,
Vlorë – Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në zonën e “Qafës së Petës”, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.

Ngjarja është regjistruar më 6 korrik 2026, ndërsa pas një hetimi disa-javor, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Në pranga ka rënë shtetasi A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Sipas Policisë, zjarri i ndezur prej tij është përhapur në zonën përreth, duke djegur bimësi të egër dhe disa pemë ulliri.

Por gjatë shoqërimit të 52-vjeçarit në ambientet e Policisë, situata është përshkallëzuar. R. S., 62 vjeç, dhe I. S., 35 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë tentuar t’i pengojnë në kryerjen e detyrës.

Pas përplasjes me efektivët, dy shtetasit janë larguar dhe aktualisht janë shpallur në kërkim nga Policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion