"Babë e bir më sulmuan me th'ikë", dëshmia paraprake e autorit të ngjarjes në Shkodër: Përdora ar'më për tu mbrojtur

Aktualitet

"Babë e bir më sulmuan me th'ikë", dëshmia
Një debat i nisur në zonën e Gjuhadolit dyshohet se ka çuar në përplasjen me armë ku humbi jetën 24-vjeçari Ylber Luli. Hetimet paraprake tregojnë se viktima dhe Andri Vulaj, 25 vjeç, fillimisht janë konfliktuar verbalisht për shkak të një vështrimi.

Pas përplasjes së parë, Vulaj dyshohet se është paraqitur pranë banesës së familjes Luli. Aty situata ka degjeneruar në dhunë fizike mes tij, Ylber Lulit dhe babait të këtij të fundit, 63-vjeçarit Qamil Luli.

Në dëshminë paraprake të dhënë përpara hetuesve, 25-vjeçari ka pretenduar se babë e bir e kanë sulmuar me thikë. Sipas versionit të tij, ai ka përdorur armën e zjarrit për t’u mbrojtur. Këto pretendime mbeten në proces verifikimi nga autoritetet.

Gjatë të shtënave, Ylber Luli u godit me një plumb në kraharor. Ai u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë.

Nga përleshja mbetën të plagosur edhe Andri Vulaj dhe Qamil Luli. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas informacioneve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ka arrestuar Andri Vulajn dhe ka sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në krim. Hetuesit po mbledhin dëshmi dhe prova për të rindërtuar të gjithë dinamikën e konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.

 

ME TE LEXUARAT