Arrestimet për tenderin e uniformave, PD flet nga SPAK: Abuzimi ndodh me lejen e shefave

Aktualitet

Arrestimet për tenderin e uniformave, PD flet nga SPAK: Abuzimi ndodh me

Sekretari i PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata jashtë ambienteve të SPAK, dha një deklaratë për mediat. Duke folur për arrestimet për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, apo arrestimi ish-kryebashkiakut Fatos Tushe si dhe masën e ‘arrestit të shtëpisë’ për Rovena Vodën, ai tha se çdo abuzim ndodh me lejen e shefave të mëdhenj

“Çështja në fjalë është e vjetër, që e kam bërë një deklarim për një abuzim me fondin e ish-parkut olimpik. Bëhet fjalë për 800 mijë euro. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtu duhet të dimë se çfarë po ndodh. Kur doli tenderi për Uniformat e Policisë, Lleshaj paditi PD-në. Që SPAK bëri arrestimin e 9 zyrtarëve, Lleshaj doli dhe tha se nuk ishte në dijeni. Por si mund të mos ishte në dijeni kur shkoi dhe paditi PD-në.

Arrestimet për tenderin e uniformave, PD flet nga SPAK: Abuzimi ndodh me

 Si ka mundësi që nuk di gjë as ministri, as zv.ministri apo dhe zyrtarët? Ne po i kërkojmë kësaj prokurorie që duhet të shoh më seriozisht dhe të hyjë më thellë brenda unazës së Tiranës, në institucionet për të rëndësishme. SPAK për gjithë këtë që u bë në drejtësi, s’mund të kapë ‘një peshk’ që qenka korruptuar me peshk.

Arrestimet për tenderin e uniformave, PD flet nga SPAK: Abuzimi ndodh me

Ne e inkurajojmë, por s’duhet vetëm kaq. S’duhet të rrish t’i në nivel të një kryetari bashkie, apo zv.ministri. Korrupsioni në Shqipëri është më i thellë se kaq. SPAK nuk është në nivelet e tij nëse nuk futet më tej. Misioni është më i madh. Megaaksioni duhet të nis nga lartë, që është kryeministri Rama, koka e qelbur e peshkut të madh.”, tha Gjata.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion