Prej kohësh nuk i paguante qeranë, autori e qëlloi me thikë në zemër shqiptarin

Aktualitet

Prej kohësh nuk i paguante qeranë, autori e qëlloi me thikë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos. Mediat greke bënë me dije se shqiptari u vra për shkak të problemeve që kishte për qiranë me autorin. Sipas hetimeve, mediat shkruajnë se autori e goditi me thikë në zemër shqiptarin, ndonëse më herët kishin qenë shokë dhome.

Autori i kishte para borxh viktimës, pasi nuk kishte përmbyllur të gjitha detyrimet e qirasë. 27-vjeçari i kërkonte vazhdimisht paratë që kishte paguar edhe për të dhe kjo ka sjellë konfliktin mes tyre. Autori i kishte mbetur në borxh 27-vjeçari, pasi ky i fundit kishte paguar qiranë për të. Ditën e vrasjes ata kishin një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjen, që përfundoi me fatalitet.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe katër të rinj të tjerë shqiptarë, pasi dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion