Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Aktualitet

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me grupin kriminal që shisnin armë zjarri. Në pranga u vunë tre persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Bëhet fjalë për një grup kriminal të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit prej disa kohësh.

Armët e sekuestruara dyshohet se i kanë sjell nga Fieri, ndërsa po në këtë qytet po hetohen persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit.

Sipas burimeve armët shiteshin rreth 700-800 euro për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do përdoreshin në ngjarje kriminale.

Kush është Ilir Zyberi

Ilir Zyberi 55  vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Avdillari është i dënuar më herët për vrasje, si dhe i skeduar në vitin 2017 për drogë.

I njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97­’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale.

Dënimin më të rëndë prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar disa muaj para se të arrestohej në vitin 2017.

Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.

Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

 

ME TE LEXUARAT