Apeli i Epidemiologut Alimehmeti: Maskat në rrugë jo të detyrueshme, hiqni...

Aktualitet

Apeli i Epidemiologut Alimehmeti: Maskat në rrugë jo të

Epidemiologët i rekomandojnë Komitetit të Ekspertëve, heqjen e disa masave kufizuese anti-Covid. Për Ilir Alimehmetin ka ardhur koha që maskat të mos jenë të detyrueshme në rrugë ndërsa propozon heqjen e orës policore, veçanërisht për lëvizjen e qytetarëve.

Ky sugjerim vjen në një situatë të përmirësuar dhe kur shifrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm. Por, Alimehmeti shpjegon se heqja e maskës duhet të bëhet ne ambiente të hapura dhe aty ku nuk ka grumbullime njerëzish. Në të kundërt, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për mbajtjen e distancës apo maskës.

24 orët e fundit shënuan pozitivitetin më të ulët të infektimeve në raport me testimet e kryera. Kjo situatë ndjeshëm e përmirësuar thotë Alimehmeti, vjen pasi një pjesë e konsiderushme e kanë kaluar virusin ndërsa të tjerë po vaksinohen.

Ndërkohë dy ditë më parë shefja për sëmundjet infektive, Silva Bino u shpreh kritike në lidhje me mosmbajtjen e maskës dhe në ambiente të hapura, veçanërisht aty ku ka grumbullime. Sipas Binos, kjo mund të çojë në infektimin e personave ende të paprekura nga virusi. Ndërkaq specialistë po monitorojnë edhe për dy javë të tjera efektet e grumbullimeve dhe shkeljeve të masave që ndodhën ditën e zgjedhjeve. /A2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion