Bardhi reagon pas vendimit të KAS: U bë palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve

Politikë

Bardhi reagon pas vendimit të KAS: U bë palë me pushtetin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi të mërkurën deklaroi se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Për Bardhin, të tre anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste refuzuan në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas tij, ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor.

“Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore.

“Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS”, deklaroi Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion