Shkëmbimi i raketave mes Izraelit dhe Palestinës, vritet komandanti i Hamas-it

Bota

Shkëmbimi i raketave mes Izraelit dhe Palestinës, vritet komandanti i

Grupi militant palestinez Hamas ka konfirmuar se komandanti i qytetit të Gaza-s mbeti i vrarë në një sulm ajror izraelit të mërkurën. Bassem Issa është figura më e lartë ushtarake në Hamas që vritet nga Izraeli që nga viti 2014.

Me deklaratën e së mërkurës, Hamas pranon për herë të parë vdekjen e militantëve në këtë raund të luftimeve me Izraelin. Krahu i armatosur i Hamasit tha se Issa-i u vra “së bashku me disa nga vëllezërit e tjerë të udhëheqësve dhe luftëtarëve të shenjtë” gjatë luftimeve që po zhvillohen prej ditësh në Gaza.

Luftimet midis izraelitëve dhe palestinezëve u intensifikuar të martën mbrëma dhe të mërkurën dhe të vrarë pati nga të dyja palët.

Vetëm pas agimit, Izraeli goditi Gaza-n me dhjetëra sulme ajrore që synonin policinë dhe instalimet e sigurisë. Iyad al-Bozum, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Hamas, tha se sulmet ajrore shkatërruan selinë qendrore të policisë në qytet, një kompleks me disa ndërtesa.

Numri i të vdekurve në Gaza u rrit në 35 palestinezë, përfshirë 12 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Kurse, mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur. Nga ana tjetër, pesë izraelitë, përfshirë tre gra dhe një fëmijë, u vranë nga sulmet me raketa të martën dhe të mërkurën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion