Antidroga e SHBA zbarkon në Tiranë, ja njoftimi i ambasadës

Aktualitet

Antidroga e SHBA zbarkon në Tiranë, ja njoftimi i ambasadës

Ambasada amerikane ne Tirane ndau diten e sotme nje njoftim te rendesishem sa i perket luftes kunder droges.

Ne njoftim, behet e ditur se Agjencia Amerikane e Antidroges, DEA, eshte tashme prezente ne Shqiperi dhe ka nje numer telefoni dhe nje adrese ku ftohen te denoncojne te gjithe qytetaret qe kane informacion.

Ne njoftim thuhet se per denoncuesit ne cdo rast do garantohet ruajtja e anonimatit.

Vitet e fundit Shqiperia eshte kthyer ne problem per shkak te sasive te medha te kokaines te kapura ne banane ne portin e Durresit.

Njoftimi i Ambasades:

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

 

ME TE LEXUARAT