Ankorohet në Durrës “My golden Odyssey”, superjahti do të furnizohet me 600 mijë litra naftë

Aktualitet

Ankorohet në Durrës “My golden Odyssey”, superjahti do

Është ankoruar në portin e Durrësit “MY GOLDEN ODYSSEY", superjahti gjerman, ndër të rrallët e llojit të tij.

Me një gjatësi prej afro 124 metrash, jahti luksoz u ankorua të mërkurën, 14 mars 2024 për t’u furnizuar me 600 000 litra naftë. Furnizim i cili i sjell arkës së shtetit 240 000 USD, ose 22,736,472 lekë.

Superjahti i përket një pronari miliarder kinez.

Mjetet e mëdha lundruese turistike do i shohim më shpesh këtë vit në Portin e Durrësit. Për periudhën janar-dhjetor 2023, këto mjete i sollën arkës së shtetit më shumë se 1 miliardë lekë të ardhura.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion