I riu shqiptar vdiq pas aksidentit me këngëtarin grek, prek i ati: Për dy muaj do të mbushte 20 vjeç

Aktualitet

I riu shqiptar vdiq pas aksidentit me këngëtarin grek, prek i ati:

Babai i 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në një aksident në Greqi ka folur për ngjarjen e rëndë ku i përfshirë ishte edhe këngëtari Yiannis Xanthopoulos.

“Nuk ka gjë më të padrejtë se një njeri i ndershëm të ikë, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Thjesht ka shkuar në punë si gjithmonë”, tha i shokuar, babai i të riut.

“Kam mësuar qe fajin e ka këngëtari, ishte me shpejtësi. Djali për dy muaj do të mbushte 20 vjeç”, shtoi ai. Babai i 19-vjeçarit bëri të qartë se do të marrë masa ligjore ndaj këngëtarit.

“Sigurisht që do të ndërmarrim veprime ligjore. A nuk vrau një njeri? Dhe për qentë lëvizin ligjërisht. Ne duam që ai të marrin dënimin që meriton”, u shpreh ai.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion