Ankimoi masën “arrest në burg”, zbulohet data kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn

Aktualitet

Ankimoi masën “arrest në burg”, zbulohet data kur do

Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është planifikuar për t’u zhvilluar në date 11.03.2025, ora 10:00. Shorti i hedhur një ditë më parë caktoi gjyqtarin Engert Pëllumbi.

Kryebashkiaku Veliaj ankimoi masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokurorin e SPAK, Olsi Dado.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion