Gjermania bëhet gati për luftë, ndryshimi në Kushtetutë

Bota

Gjermania bëhet gati për luftë, ndryshimi në Kushtetutë

Partitë CDU, CSU dhe SPD kanë rënë dakord që të shfuqizojnë kufirin e borxheve shtetërore lidhur me shpenzimet për mbrojtjen. Ndërsa 500 miliardë euro duhet të investohen për ripërtëritjen e infrastrukturës së vjetërsuar.

Nën presion të madh, Unioni CDU/CSUdhe SPD po zhvillojnë bisedime paraprake për një koalicion të mundshëm. Por tema për mungesat e mëdha në buxhet ka përparësi. Është vërtetuar se në katër vitet e ardhshme 130 miliardë euro nuk do të mund të mbulohen nga të hyrat buxhetore.

Ekonomistët gjermanë kanë llogaritur se armatimi shtesë i Bundeswehr-it do të kushtojë 400 miliardë euro në vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, nevojiten rreth 500 miliardë për të rindërtuar infrastrukturën e vjetërsuar. Këto para do të shkonin për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, urave dhe hekurudhave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion