Aksident në hyrje të Beratit, fuoristrada “fluturon” me shpejtësi dhe merr përpara pemët e tabelat

Aktualitet

Aksident në hyrje të Beratit, fuoristrada “fluturon” me

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”, ku një automjet, tip Fuoristradë, i cila po vinte me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar drejtim, duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës.

Makina e ka përfunduar vrullin e saj në anë të një kanali, pranë një lavazhoje. Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Goditja e fortë e mjetit ka tmerruar banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë që qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe veprimet e para procedurale në vendngjarje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion