Amnisti për 700 persona, Manja: Akt mëshire, përfitojnë ulje dhe të dënuarit nga GJKKO
Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se nuk do të marrin pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të votohet ligji për Amnistinë, i cili kërkon 84 vota.
Manja tha se nuk e ka ndjekur këtë deklaratë, por Amnistia sipas tij është akti i sovranit, është akt humanizmi dhe mëshire. Sipas ministrit projektligje të tilla janë miratuar me konsensusin e të gjithë deputetëve.
Manja: Nuk më vjen mirë për këtë. Mbi 700 të dënuar që përfitojnë ulje dënimi presin nga kjo votë, si një votë humanizmi dhe dëshire. Ata e kanë marrë dënimin për veprën që kanë kryer, ndërkohë që bëhet fjalë për një amnisti që i fal një pjesë të dënimit, pasi ata e kanë marrë mësimin. Do më vinte keq nëse vota e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, do të kushtëzohet nga agjenda të vogla politike. Pres reflektim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Manja tha se shpreson që çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë t’i japë mundësi të dënuarve që të kthehen në familjet e tyre.
Manja: Do isha shumë i lumtur që Amnistia të merrte 140 vota. Është në nderin e këtij Parlamenti, ata janë pjesëtarë të kësaj shoqërie. Është detyra jonë që t’i kthejmë të rehabilituar në shoqëri dhe dora jonë duhet të jetë e shtrirë gjithmonë drejt tyre.
Ministri Manja, është ndalur konkretisht te amendamenti që kërkon ulje dënimi për të dënuarit me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion.
Manja është shprehur se drafi i qeverisë e kishte përjashtuar këtë kategori, por në Komisionin e Ligjeve është kërkuar përmes një amendamenti që të futet për të respektuar nenin 18 pika 1, të Kushtetutës që është ‘Të gjithë jemi të barabartë para ligjit’.
Ndër të tjera, ministri u shpreh se nuk ka Amnisti për çështjet dhe lënda që është aktualisht në duart e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë (SPAK) së Juridiksionit të Përgjithshëm, me përjashtim të disa veprave të lehta që janë kundërvajtje penale.
Pra sipas propozimit te miratuar ne Komisionin e Ligjeve dhe te dakorduar nga ministri i Drejtesise, perfitues do jene dhe zyrtaret e denuar nga GJKKO te cilet kane vendim te formes se prere.
Këta të denuar nga GJKKO do te perfitojne deri ne 1 vit ulje denimi.
“Një nga parimet kryesore që ka amnistia është parimi i humanizimit dhe eficencës së sistemit të drejtësisë. Ka një kategori që përfitojnë nga amnistia dhe një kategori që nuk përfitojnë. Ne kemi ndjekur traditën e të gjitha amnistive që u zbresim një vit burrave dhe një vit e gjysmë grave.
Ky ka qenë drafti që qeveria ka adresuar në Komisionin e Ligjeve, por në këtë komision ka pasur amendamente nga shumë deputetë dhe një nga propozimet ka qenë se nga kategoria e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia, por përfitojnë ulje dënimi, të përfshihen dhe të dënuar nga Gjykata e Posaçme, me vendim të formës së prerë. Argument i Komisionit ka qenë se nëpër këtij rregulli të përgjithshëm dhe parimi kushtetues, të sigurohet neni 18 pika 1 e kushtetues, barazia para ligjit.
Sepse i njëjti i dënuar, i dënuar me të njëjtën vepër penal, me të njëjtën masë dënimi nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i ulet një vit për burrat dhe një vit e gjysmë për gratë dhe të miturit, ndërsa të dënuarit nga GJKKO nuk i ulet dënimi. Më lejoni të them, amnistia lidhet me dënimin dhe veprat dhe nuk lidhet kompetenca e gjykatës me të cilën është dënuar personi.
Megjithatë, me variantin e qeverisë ne e kishim përjashtuar këtë kategori të dënuarish nga ulja e dënimit, ama ekspertiza e Komisionit të Ligjeve, ne dhamë dakordësinë për këtë amendament. Por kjo nuk do të thotë se ne jemi refraktar në këtë drejtim sepse qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Ajo që dua të them është se nuk ka amnisti nga çështjet dhe lënda që është aktualisht në duart e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, me përjashtim të disa veprave të lehta që janë kundërvajtje penale.
Nga dje, ka patur konfuzion dhe mesazhe jo të duhura që janë përcjellë me ligjin për amnistinë penale”, tha Manja.